Kryetari i UDSH-së Mehmet Zenka tha se nuk do ta votojë Mandiqin, jo sepse është serb, por sepse politika e tij është lot dhe dhimbje për shqiptarët dhe ka dallime të mëdha në vlerësimin e vlerave që trashëgojnë.
“Nuk besoj në plejadën e forcave të qeverisë së re që janë diametralisht të kundërta si me programet ashtu edhe me shfaqjet”, tha Zenka.
Siç tha ai, nuk ka dashur të jetë pjesë e qeverisë, sepse të parët nuk do ta falin dhe koha do të tregojë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.
“Rrugët janë të ndryshme, por qëllimi është i njëjtë, por ne i frikësohemi atij qëllimi, jo rrugëve. Unë mund të mendoj pozitivisht për Mandiqin, nëse ai e fton Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, dhe Spajiqin nëse e fton Albin Kurtin për një vizitë”, tha Zenka.