Paga mesatare (bruto) në shtator 2023 në Mal të Zi ishte 998 euro, ndërsa paga mesatare pa taksa dhe kontribute (neto) ishte 800 euro.
Fitimet mesatare (neto) në shtator në krahasim me gushtin shënuan rritje prej 0,1 për qind, ndërsa fitimet mesatare (neto) në shtator 2023 krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë shënuan rritje prej 11,4 për qind, njoftoi Administrata për Statistikat MONSTAT.
“Nëse merret parasysh se çmimet e konsumit në shtator në krahasim me gushtin shënuan një rritje prej 0.8%, rezulton se fitimet reale për të njëjtën periudhë shënuan një rënie prej 0.7%. Paga mesatare (bruto) në tremujorin e tretë krahasuar me tremujorin e dytë shënoi rritje prej një për qind”, deklaruan nga MONSTAT.