DITË JO PUNE MË 13 DHE 14 NËNTOR

Me rastin e festës kulturore malazeze – Ditës së Njegoshit, ditë jo pune janë e hëna, 13 nëntor dhe e marta, 14 nëntor.

“Bazuar në Ligjin për festat shtetërore dhe të tjera (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Malit të Zi”, nr. 27/07 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Malit të Zi”, nr. 36/13, 145/21, 3/23 dhe 30/23) festë publike është 13 Nëntori – Dita e Njegoshit, festë e kulturës malazeze. Sipas ligjit të lartpërmendur, festat kombëtare dhe festat e tjera festohen në dy ditë, në ditën e festës dhe të nesërmen, me rastin e festës kombëtare 13 Nëntor – Dita e Njegoshit, festa kulturore malazeze, ditë jo pune janë e hëna 13 nëntor dhe e marta 14 nëntor”, njoftuan nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Nga ai dikaster qeveritar, thonë se organet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe subjektet tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të obliguar që në ditë festash të sigurojnë kryerjen e punëve, ndërprerja e të cilave mund të ketë pasoja të dëmshme për qytetarët apo shtetin.

SHARE