PROJEKTLIGJI PËR BUXHETIN DO TË PARAQITET NË QEVERI JAVEN E ARDHSHME

Projektligji për buxhetin për vitin e ardhshëm duhet të dërgohet në Qeveri deri të martën, ndërsa deri më 15 nëntor do të jetë para deputetëve, ka paralajmëruar ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq. Këtë ai e ka thënë pa treguar shumën e buxhetit dhe borxhin e ri të shtetit. Damjanoviq tha se borxhi i ri do të varet nga ajo se a do të arrijë shteti të marrë hua më të favorshme këtë vit, gjë që është paraparë me ribalancimin e buxhetit. Ai tha për Televizionin Vijesti se beson në një vit të qëndrueshëm financiar. Deputetët duhet të miratojnë buxhetin e ri deri në fund të vitit.

SHARE