Deputetët e në Parlamentit e Malit të Zi, janë duke shqyrtuar Projekt-Vendimin për Arsim, si dhe formimin e Komisionit për reformën zgjedhore dhe reforma të tjera Legjislative.
Partia Demokratike e Socialistëve inicioi formimin e këtij trupit punues me qëllim të përmirësimit të kuadrit për mbajtjen e zgjedhjeve të mëtutjeshme dhe rritjen e besimit të publikut, ka thënë deputeti i PDS-së Branimir Gvozdenoviq.
Vendimi u propozua nga deputetët e koalicionit qeverisës Branimir Gvozdenoviq dhe Genci Nimanbegu.
Ndërsa përfaqësuesit e Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare URA njoftuan se nuk do të marrin pjesë në punën e këtij trupi të përkohshëm.
Komisioni, siç shpjegohet, do të formohet rreth optimizmit të mjedisit të përgjithshëm në të cilin do të mbahen ciklet e zgjedhjeve të ardhshme, zbatimin e rekomandimeve të OSBE / ODIHR-it lidhur me zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 si dhe të zgjedhjeve presidenciale të kaluara dhe rekomandimet nga Raporti i Komisionit Evropian mbi përparimin dhe forcimin e besimit të publikut në procesin zgjedhor.
Ky komision do të ketë 14 anëtarë, 7 nga pozita dhe 7 nga opozita.