PAGA MESATARE NETO NË GUSHT 2025 NË MAL TË ZI ARRIN NË 1.015 EURO

Foto: Ilustrim

Sipas të dhënave të publikuara nga Enti i Statistikave të Malit të Zi (Monstat), paga mesatare bruto në gusht 2025 ishte 1.210 euro, ndërsa paga neto, pra pa tatime dhe kontribute, arriti në 1.015 euro.

Sipas raportit, paga mesatare neto në gusht ka shënuar një rritje prej 0,1% krahasuar me korrikun 2025. Krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, rritja vjetore arrin në 17,9%.

Megjithatë, duke pasur parasysh se çmimet e konsumit në gusht 2025 janë rritur me 0,5% në krahasim me muajin paraprak, Monstat thekson se pagat reale kanë shënuar një rënie prej 0,4% në të njëjtën periudhë.

SHARE