NGA DATA 20 TETOR NUK DO TË KETË QESE PLASTIKE NË DYQANE

Sipas Ligjit të ri për Menaxhimin e Mbeturinave nga 20 tetori ndalohet përdorimi i qeseve plastike dhe plastikës njëpërdorimshe, ndërsa gjoba për ata që i hedhin në treg këto produkte do të jetë nga 1.000 deri në 40.000 euro.

“Nga data 20 tetor do të hyjë në fuqi ndalimi i përdorimit të qeseve plastike për mbajtjen me trashësi prej 15 deri në 50 mikron. Këto janë përafërsisht ato qese që jepeshin në supermarkete, ndërsa qeset deri në 15 mikron lejohen në përdorim, ato qeset më të holla për paketimin e ushqimeve dhe produkteve. Qeset me trashësi mbi 50 mikron nuk janë të ndaluara, por shitësit do të duhet të paguajnë një tarifë për përdorimin e këtyre qeseve”, shpjegon Jasmina Jankoviq Mishniq nga Ministria e Ekologjisë.

Ajo ishte e ftuar në programin e mëngjesit të TVMZ dhe theksoi se disa qese do të mbeten në përdorim.

Ekziston edhe një dispozitë që parashikon tarifat që duhet të paguhen çdo muaj.

Shitësit do të dorëzojnë raporte për sasinë e qeseve të shitura në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit.

Në bazë të atij raporti, Agjencia do të dorëzojë shumën e kompensimit dhe ai kompensim do të derdhet në Fondin për Mbrojtjen e Mjedisit dhe ato mjete do të përdoren për zgjidhjen e disa çështjeve mjedisore dhe për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve.

SHARE