SPAJIQ: MË NË FUND DO TË KEMI NJË PËRGJIGJE TË VËRTETË PËR TRAFIKUN NË BREGDET

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq ka bërë të ditur se me dekada është thënë vetëm se duhet gjetur një zgjidhje për të reduktuar mbipopullimin në bregdet dhe tani, thotë ai, më në fund do të kemi përgjigjen e duhur.

“Komunat e Herceg Novit, Kotorrit, Tivatit dhe Budvës janë një hap më afër ndërtimit të një autostrade që do t’i lidhë me autostradën Adriatiko-Jonian dhe BE-në (Kroacia): sot, Monteput nënshkroi një kontratë për projektimin e zgjidhjes konceptuale të autostradës së shpejtë me 4 korsi nga Herceg Novi në Budva”, ka shkruar Spajiq në X.

Të rikujtojmë se kompania Monteput ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Instituti Ndërtimor Maqedoni” Sh.A. Shkup, për përgatitjen e zgjidhjes konceptuale për seksionin e rrugës së shpejtë nga Herceg Novi në Budva, duke kaluar gjirin e Kotorrit.

Vlera e kontratës është 175,329 euro me TVSH, ndërsa afati për përgatitjen e vendimit konceptual është pesë muaj.

SHARE