Një ditë pasi qeveria vendosi të ulë marzhin për më shumë se 1000 produkte, duket se janë të kënaqur vetëm qytetarët, të cilët shpresojnë se mund të kursejnë tani.
Shitësit janë të indinjuar. Ata thonë se askush nuk është konsultuar me ta dhe se nuk ka pasur dialog social, siç pretendon qeveria. Produktet në tregje, të cilat ishin më të shtrenjta se në shumë qendra evropiane, sipas njoftimeve të autoriteteve, do të jenë më të disponueshme.
Shitësit kanë 7 ditë kohë për të ulur marzhin nga 5 në 15 për qind, ndaj pritet që këto ushqime të jenë edhe më të lira.
Fushata “Çmime të kufizuara” përfshin më shumë se 1000 artikuj, premton Qeveria.
Qytetarët janë skeptikë, por shpresojnë se gjithsesi do të arrijnë të kursejnë diçka.
Se sektori i tregtisë nuk është gjenerues i inflacionit, pohojnë në Odën Ekonomike të Malit të Zi në bazë të analizave të bëra dhe theksojnë se kësaj radhe nuk janë konsultuar për marrjen e vendimit për kufizimin e marzheve.
“Zgjidhje të tilla apo të ngjashme do të ishin më mirë nëse veprimet do të ishin të koordinuara me ekonominë, sepse në këtë mënyrë nuk mund të krijohet deflacion dhe politika të tilla mund të dëmtojnë jo vetëm tregtarët, por edhe biznesmenët në të gjithë zinxhirin e furnizimit”, njofton Oda Ekonomike.
Sipas Portalit të RTMZ, as Sindikata e Punëdhënësve nuk e përkrah vendimin e Qeverisë për kufizimin e marzheve, të miratuar, siç pretendojnë ata, pa dialog social.
“Me vendime të njëanshme, ministri përkatës, i cili është edhe anëtar i Këshillit Social, shkel parimet bazë të dialogut social nga pikëpamja e Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe Bashkimit Evropian, anëtarësimin e të cilit e aspiron Mali i Zi dhe që nënkuptojnë pjesëmarrjen e ekonomisë në marrjen e vendimeve që kanë të bëjnë me të ose që i drejtohen drejtpërdrejt”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Punëdhënësve dhënë portalin të RTMZ.
Prandaj, ata i bëjnë thirrje Qeverisë që të kërkojë zgjidhje përmes konsultimit dhe kompromisit me ata mbi të cilët vendimet e saj do të kenë ndikim më negativ. Nga ana tjetër, duke filluar nga java e ardhshme, disa qytetarë mund të mos kenë nevojë të bëjnë kompromis mes vajit apo qumështit, por do të mund të përballojnë diçka më shumë.