Kryetarët dhe nënkryetarët e komunave dhe parlamenteve lokale nuk mund të jenë deputetë të Kuvendit të Malit të Zi, për shkak të papajtueshmërisë së funksioneve, njoftoi Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.
Nga Agjencia thanë se ndalesat dhe kufizimet janë të parapara me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit, i cili ka hyrë në fuqi që nga 12 qershori, ku thuhet se ky ligj nuk mund të zbatohet në mënyrë retroaktive.
Ata shpjeguan se Ligji mund të zbatohet vetëm për situatat që kanë lindur pas hyrjes së tij në fuqi, ndërsa dispozitat e ligjit që ka qenë në fuqi në atë kohë zbatohen për periudhën paraprake.
“Funksionet e kryetarit dhe të nënkryetarit të komunës janë të papajtueshme me funksionin e deputetit sepse neni 14 paragrafi 3 i Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit parashikon kufizimin që zyrtari publik që kryen detyra në administratën shtetërore dhe organet e administratës lokale dhe të vetëqeverisjes lokale, nuk mund të kryejnë funksionin e deputetit”, thuhet në njoftim.
Ata deklaruan se Kuvendi përbëhet nga këshilltarë të zgjedhur nga qytetarët në bazë të votimit të lirë, të përgjithshëm, të barabartë dhe të drejtpërdrejtë, në përputhje me ligjin që rregullon zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve.