GJELOSHAJ PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E TURQISË NË MAL TË ZI, BARIS KALKAVAN

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj priti sot Ambasadorin e Turqisë në Mal të Zi, Shkëlqesinë e tij, Baris Kalkavan.

Gjatë takimit kryetari Gjeloshaj e njoftoi ambasadorin me ecurinë zhvillimore të Komunës si dhe potencialet që ajo ka.

Po ashtu, u shkëmbyen ide bashkëpunimi dhe u zotuan për vazhdimin e traditës së bashkëpunimit të mirë midis dy institucioneve.

Në takim të pranishëm ishin edhe kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj si dhe nënkryetari i Komunës, Lindon Gjelaj.

SHARE