UNIPROM NDËRPRET BASHKËPUNIMIN ME 300 PUNONJËS

Kompania Uniprom, siç njoftuan përfaqësuesit e saj, nga e enjtja do të ndërpresë bashkëpunimin afarist dhe teknik me rreth 300 punëtorë në prodhimin primar. Kompania Uniprom ka njoftuar Qeverinë, Kryeministrin dhe ministritë kompetente për faktin se Administrata e të Hyrave dhe Doganave nuk do të kthejë parapagimin tatimor prej 7.8 milionë euro, me vendim të drejtorit të atij institucioni dhe përgjegjësit të departamentit për tatimpaguesit e mëdhenj. Kundër oficerëve përgjegjës të Administratës të Policisë së Malit të Zi, Kompania Uniprom do të ngrejë kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare, si dhe për dëmshpërblim, sepse partnerët e huaj tashmë kanë ngritur padi për dëmin që pësojnë edhe për shkak të vonesës së detyrimeve financiare. Uniprom në një shkresë drejtuar drejtorit të APMZ-së, Rad Millosheviq, thekson se ky institucion i ka shkaktuar dëm kompanisë, pasi me arbitraritetin dhe keqpërdorimin e autoritetit, nuk e lejon Uniprom-in që të marrë mjetet e veta në bazë të parapagimit të TVSH-së në shumën prej 7.8 milionë euro.

SHARE