SHTRËNGIM I MASAVE NGA 10 SHTATORI

Duke pasur parasysh tendencën e përkeqësimit të situatës epidemiologjike, në nivel kombëtar dhe global, Qeveria vlerësoi se është e pashmangshme fillimi i shtrëngimit të masave epidemiologjike. Masat e reja duhet të hyjnë në fuqi më 10 shtator, njoftoi Qeveria e Malit të Zi. Shtrëngimi i masave, siç thanë nga Qeveria, nënkupton intensifikimin e aktiviteteve të komunikimit, futjen e disa kufizimeve dhe forcimin e aktiviteteve të të gjitha organeve dhe institucioneve kompetente në zbatimin e mbikëqyrjes. “Me propozimin e Këshillit për rishikimin e situatës epidemiologjike për shkak të shpërthimit të sëmundjes infektive COVID-19 dhe ndikimit të saj në gjendjen ekonomike në Mal të Zi, dhe me rekomandimin e Institutit të Shëndetit Publik, Qeveria miratoi informacionin mbi masat e propozuara për të luftuar COVID-19,” thuhet në deklaratë.

SHARE