INSTITUTI: 423 RASTE TË REJA, NË TUZ 11

Në Malin e Zi, katër persona të tjerë vdiqën nga pasojat e koronavirusit, dhe u konfirmuan 423 raste të reja pozitive me koronavirus, 395 në mesin e qytetarëve të Malit të Zi dhe 28 në mesin e turistëve që qëndrojnë në Mal të Zi. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me infeksionin COVID-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 1,720. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 291 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e sapo zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive të COVID-19 në Mal të Zi është 8,254. Në Tuz janë regjistruar 11 raste të reja, ku gjithsejit raste aktive në Tuz janë 154.

SHARE