“RUAJE QË TË TË RUAJË”, SATTLER: E RËNDËSISHME TË RUAJMË ATË QË KEMI

Foto: CDM

Në kuadër të fushatës kombëtare për mbrojtjen e mjedisit “Ruaje që të të ruajë”, Ujësjellësi Rajonal për Bregdetin e Malit të Zi organizoi sot një aksion pastrimi në zonën sanitare të burimit „Motrat më të mira-Bolje sestre“, një nga burimet më të rëndësishme të ujit të pijshëm në vend.

Ambasadori i BE-së në Mal të Zi, Johan Sattler, theksoi rëndësinë e këtij lokaliteti ekologjik, nga i cili furnizohen me ujë rreth 200.000 banorë të Bregdetit, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

Ai vuri në dukje se në të kaluarën furnizimi me ujë është rrezikuar për shkak të nxjerrjes ilegale të zhavorrit nga shtrati i lumit Moraça, por se tani gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur.

Sattler shprehu kënaqësi që në kuadër të policisë është krijuar një njësi speciale që merret me krimet ekologjike 24/7, duke theksuar se përveç edukimit, zbatimi i ligjit është thelbësor për mbrojtjen e burimeve natyrore dhe ndëshkimin e shkelësve.

Ai përshëndeti pjesëmarrjen e gjerë të institucioneve shtetërore, komunave dhe qytetarëve në fushatë, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së të rinjve dhe të gjithë shoqërisë në ruajtjen e mjedisit.

Në përfundim, ai shprehu bindjen se Mali i Zi do të arrijë të anëtarësohet në BE si një shtet i pastër dhe ekologjik, në përputhje me Kushtetutën e tij që prej 30 vitesh e përcakton si një “shtet ekologjik”.

SHARE