QEVERIA UL TARIFAT PËR LEGALIZIMIN E HOTELEVE DHE RESORTEVE LUKSOZE

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Pronarët e objekteve luksoze të ndërtuara pa leje, siç janë hotelet, vendbanimet turistike me katër ose pesë yje dhe resortet turistike, së shpejti mund të përfitojnë nga shpenzime dukshëm më të ulëta për legalizim, falë 13 amendamenteve që Qeveria ka propozuar në Projektligjin për legalizimin e objekteve pa leje.  

Amendamentet e Qeverisë parashikojnë një ulje të konsiderueshme të tarifës për sanimin urbanistik.

Ndërsa në propozimin fillestar të ligjit, i cili ndodhet në procedurë parlamentare, ishte parashikuar që kjo tarifë të jetë nga 1.5 deri në 5 milionë euro për objekte me sipërfaqe rreth 1.000 metra katrorë, me amendamentin e ri ky interval është ulur në minimum 400.000 euro dhe maksimum 800.000 euro.

Komunave u është lënë mundësia që vetë, brenda intervalit të përcaktuar, të caktojnë shumën konkrete të tarifës në territorin e tyre për këtë lloj objektesh.

Kjo masë, sipas vlerësimeve, mund të nxisë ndjeshëm legalizimin e kapaciteteve luksoze turistike, por gjithashtu mund të shkaktojë debate në opinionin publik për shkak të nivelit të lartë të uljes së tarifës krahasuar me propozimin fillestar.

SHARE