OBSH-ja TRANSPORTON 10 KAMIONË ME NDIHMA MJEKËSORE NË GAZA

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka zhvendosur dhjetë kamionë të ngarkuar me furnizime thelbësore mjekësore në Gaza, njoftoi sot shefi i organizatës, transmeton Anadolu.

“OBSH-ja ka zhvendosur dhjetë kamionë nga Al-Arish në Egjipt në kalimin kufitar Kerem Shalom për në Gaza, duke transportuar ilaçe thelbësore, furnizime laboratorike dhe për testimin e ujit”, postoi në X Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai tha se më shumë ndihma të tjera janë në rrugë e sipër, duke vënë në dukje se “dy kamionë shtesë me furnizime mjekësore, së bashku me 12 paleta me produkte gjaku, priten nesër”.

E gjithë ndihma e OBSH-së do të transferohet në Gaza, së bashku me “tre kamionë me furnizime mjekësore nga partnerët e shëndetësisë”, vuri në dukje Tedros.

“Nevojat shëndetësore në Gaza janë të jashtëzakonshme”, tha ai, duke nënvizuar se “një rrjedhë e vazhdueshme e furnizimeve mjekësore është kritike”.

Tedros bëri thirrje edhe një herë për akses të papenguar humanitar dhe ndalimin e armiqësive: “Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje për akses të qëndrueshëm, të sigurt dhe të papenguar për ndihmë mjekësore në dhe nëpër Gaza dhe për një armëpushim”.

Izraeli ka vendosur një bllokadë ndaj Gazës prej

SHARE