Qeveria ka filluar procesin e hartimit të ligjit mbi origjinën e pasurisë me qëllim miratimin e tij në një seancë në tetor dhe më pas dërgimin në parlamentin malazez, thanë nga ekzekutivi për gazetën Dan. Grupi punues po përgatit materialin, me ndihmën dhe mbështetjen e disa ekspertëve të huaj, me gjithë procesin që koordinohet nga zyra e Zëvendës Kryeministrit Dritan Abazoviq. Megjithëse ka shpresë se ky ligj mund të miratohet nga Qeveria para tetorit, sipas bashkëbiseduesve nga pushteti ekzekutiv, kjo gjë është e vështirë të pritet. Kur grupi punues të përfundoj punën e mbledhjes së materialeve, do të formohet një grup pune i përbërë nga përfaqësues të disa departamenteve, i cili do të përcaktojë draftin e kësaj rregulloreje në seanca tematike. Plani është që gjatë hartimit të informohet në mënyrë të detajuar Komisioni Evropian, i cili vazhdimisht do të japë sugjerime, dhe jo ta dërgojë atë në Bruksel për opinion ekspert pasi të jetë përcaktuar projektligji.