Në kuadër të projektit ADRIA_Alliance – Aleanca Adriatike ndërkufitare për promovimin e efiçencës së energjisë dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në të cilin Komuna e Tuzit është partner, prezentoi – Draftin planin e veprimit për Energjinë e Qëndrueshme dhe Klimën. Ky dokument është një nga rezultatet e projektit të Adria_Alliance në të cilin Komuna e Tuzit, është e vetmja Komunë në Mal të Zi e cila ka filluam hartimin e këtij dokumenti, në përputhje me Marrëveshjen e kryebashkiakëve për klimën dhe energjinë. Draft i Planit të Veprimit për Energjinë të Qëndrueshme dhe klimën për Komunën e Tuzit paraqet një analizë të konsumit të energjisë në seksionet të ndërtesave, transportet dhe ndriçimet publike. Në prezantimin e këtij dokumenti, pjesëmarrësit patën mundësinë të bëjnë pyetje, si dhe të japin komente dhe sugjerime. Pas komenteve të palëve të interesuara, ky dokument do të përcillet në Kuvend për miratim.