ASHPËRSOHEN MASAT NË MAL TË ZI

Hyrja në ambientet e brendshme të kafeneve, klubeve dhe diskotekave, sipas masave të reja, do të jetë e mundur vetëm për personat që kanë një dokument që personi është plotësisht i vaksinuar ose ka marrë dozën e parë, të bëjnë një test negativ PCR, jo më të vjetër se 72 orë, dëshmi se personi ka kaluar infeksionin Covid-19 ose dëshmi të një testi të shpejtë të antigjenit negativ, jo më të vjetër se 48 orë, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Igor Galliq. Masat e reja, siç u njoftua, janë të vlefshme nga sot deri më 20 gusht. Galliq tha se pronarët e objekteve hotelierike janë të detyruar të caktojnë një person i cili do të kontrollojë posedimin e dëshmive të vaksinimit ose testeve negative.”Personave nën moshën 18 vjeç NUK u kërkohet të përmbushin asnjë nga këto kushte PËRVEÇ kur hyjnë në disko ose klube nate. Në atë rast, ata duhet të demonstrojnë një nga katër kushtet e përshkruara,” tha Galliq. Me të njëjtat kushte, siç tha Galliq, është e mundur të marrësh pjesë në ngjarje sportive në ambient të hapur apo të mbyllur. Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë për Shëndetin Dixhital, Aleksandar Sekulliq, njoftoi se konfirmimet e mëparshme janë ende të vlefshme, dhe skanimi zgjat pak sekonda, dhe se shkarkimi online do të jetë i mundur nga nesër. Në konferencë theksuan se tani e tutje, të gjitha masat e reja epidemiologjike do të vendosen dhe miratohen nga Qeveria e Malit të Zi.

SHARE