PAKETA E TRETË E KTHEN MALIN E ZI NË EKONOMINË REALE

Paketa e tretë e masave të Qeverisë së Malit të Zi për të zbutur pasojat e krizës së koronës është një koncept i ri i zhvillimit ekonomik të vendit tonë, dhe një koncept për kohën e re në të cilën jemi tani, tha profesor Bozho Mihailloviq.

Në Programin e mëngjesit të Televizionit të Malit të Zi, ai vlerëson se paketa e tretë e masave socio-ekonomike paraqet një studim serioz dhe profesional.

Paketa e tretë e masave, tha ai, ka një bazë trekëndore.

“Nga njëra anë, ajo bazohet në njohuri, në dixhitalizim si një strukturë të re për të gjitha fushat, si dhe në përdorimin e burimeve të veta. Ky studim kthehet më fuqishëm se cilindo në ekonominë reale të Malit të Zi, burimet tona dhe njohuritë tona,” tha Mihailloviq.

Sektori i IT është bërë një infrastrukturë, dhe paketa e tretë e masave, siç vlerësoi ai, është edhe zhvillimore dhe sociale.

SHARE