GJUKANOVIQ: AS QË MENDOJ PËR SHTYRJEN E ZGJEDHJEVE

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, është i bindur se gjatë muajit të ardhshëm organet kompetente do të kenë kontrollin e plotë mbi epideminë dhe ka shtuar se për këtë arsye nuk duhet menduar për shtyrjen e zgjedhjeve.

Ai, ka thënë se Kisha ortodokse serbe, është adut rusë dhe serbë për reprizimin e vitit 2016 dhe se ai, deri në momentin e fundit, do të përpiqet për ripërtëritjen e Kishës ortodokse malazeze. Gjukanoviq, në intervistën e mbrëmshme për TV Prva, ka theksuar se nuk duhet të mendohet për shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare të caktuar për me 30 gusht dhe se është e rëndësishme të identifikohet sfida të cilën e sjell kriza dhe të kuptohet se na duhet ti përshtatemi asaj.

Ai, ka theksuar se përgjegjësia të cilën e ka treguar shoqëria në situatën në të cilën është gjetur Mali i Zi dhe e tërë bota, është për admirim.

“Të gjitha institucionet kanë treguar përgjegjësi.

Nuk na ka befasuar as rikthimi i epidemisë”, ka theksuar ai. Gjukanoviq, ka shtuar se është  optimist se do ti përballojmë edhe pasojat ekonomike të pandemisë.

Në pyetjen nëse me siguri mund të thuhet se nuk do të ketë vonesë në pagesën e pensioneve, Gjukanoviq ka shtuar se “Nuk ekziston askush në planetë i cili mund të thotë se sa do të zgjas kjo pandemi.

“Andaj, as nuk dua të jap kurrfarë prognozash. Mirëpo, në bazë të përvojës së deritashme dhe për kundër të gjitha problemeve nëpër të cilat po kalon shoqëria malazeze, kemi arritur që të  kujdesemi për prioritetet. Jam i bindur se kjo nuk do të rrezikohet as në periudhën e ardhshme”, ka theksuar Gjukanoviq.

Nga kriza më së miri mund të dilet përmes zhvillimit dhe përmes investimeve .

 “Interesi ynë është që ta ruajmë besimin e investuesve të huaj andaj as nuk dëshirojmë rritjen e tatimeve”, ka theksuar ai.  Kisha ortodokse serbe i shërben interesit anti-malazezë dhe përpiqet që këtë ta bëjë në mënyrë e cila nënkupton demonstrimin e mëtejmë të mosrespektimit të shtetit të Malit të Zi, tha Gjukanoviq.

Ai,  ka përkujtuar se Kisha malazeze është shuar pas shlyerjes së shtetit të Malit të Zi, duke shtuar se pas ripërtëritjes së pavarësisë, në kuadër të drejtës kanonike që kompetencat kishtare ti pasojnë kufijtë shtetërorë dhe të vendoset një kishë unike ortodokse e cila do ti bashkojë të gjithë besimtarët si serbet ashtu edhe malazezet.

SHARE