57 TË INFEKTUAR ME KORONAVIRUS NË MAL TË ZI

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 513 mostrave për koronavirusin e ri, ndër të cilat 57 rezultate ishin pozitive.

Mostrat u dërguan për testim nga komunat: Podgoricë 30, Bijello Pole 11, Nikshiq 3, Tivar 3, Cetij 2, Kotor 2, Rozhaj 2, Andrijevicë 1, Danillovgrad 1, Budva 1, Petnjicë 1.

Një vdekje u raportua në pacientë nga Bijello Pole.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i qershorit është 39 dhe që nga fillimi i vitit 48.

Nga ISHP, theksojnë se janë shëruar edhe 74 persona, ku numri i përgjithshëm i rasteve aktive Covid19 në Mal të Zi është aktualisht 2020.

SHARE