SHEFKET JEVRIQ  KRYETAR I KUVENDIT TË PLAVËS

Kryetari i Këshillit Komunal të PDS-së në Plavë, Shefket Jevriq, është Kryetari i ri i Kuvendit të Plavës.

Jevriq u zgjodh me votat e Koalicionit qeverisës të përbërë nga Partia Demokratike e Socialistëve, Partia Boshnjake dhe Alternativa Shqiptare.

Në seancën e ardhshme, këshilltarëte këtij kuvendit do të zgjedhin edhe Kryetarin e ri të Komunës së Plavës, i cili do të vij nga radhët e Social Demokratëve.

SHARE