TURIZMI NË MAL TË ZI: 496 MIJË NETËQËNDRIME NË MAJ

Foto: ©Diego Fiore from Getty Images via Canva.com

Në Mal të Zi, gjatë muajit maj janë regjistruar 169,350 ardhje dhe 496,070 netëqëndrime turistësh në akomodimet kolektive, sipas të dhënave paraprake të Monstatit.

Nga totali i netëqëndrimeve në akomodimet kolektive, 86.1% janë realizuar nga turistë të huaj, ndërsa 13.9% nga turistë vendas.

Në strukturën e netëqëndrimeve sipas vendeve turistike gjatë majit, shumica e netëqëndrimeve janë realizuar në vendet bregdetare me 87.4%, kryeqytetin me 7.6%, zonat malore me 2.8% dhe vende të tjera me 2.2%.

Objektet e akomodimit kolektiv përfshijnë hotele, pansione, motele, fshatra turistike, vendpushime, hostele dhe kampingje, dhe nuk përfshijnë akomodimin individual, të njohur si akomodim privat, që përfshin shtëpi dhe dhoma me qira, si dhe apartamente turistike.

SHARE