SPAJIQ: KEMI KRIJUAR KUSHTET PËR NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME FRANCËN DHE HUNGARINË

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Në seancën e Qeverisë kemi krijuar kushtet për nënshkrimin e marrëveshjeve me dy vende anëtare: Francën dhe Hungarinë, duke konfirmuar kështu gatishmërinë tonë që jo vetëm në nivel të Bashkimit, por edhe në mënyrë bilaterale të forcojmë bashkëpunimin me partnerët tanë evropianë, njoftoi kryeministri Millojko Spajiq.

Javën e kaluar, siç tha ai, ishim dëshmitarë të arritjeve kapitale në luftën kundër kontrabandës së cigareve në Dublin, si dhe në politikat financiare në fushën e prokurimeve publike përmes mbylljes së kapitullit 5 në Bruksel.

Marrëveshjet në fushat e infrastrukturës, telekomunikacionit, teknologjive inovative, energjetikës, shëndetësisë dhe reformave të administratës publike, do të shënojnë, siç pohon kryeministri, fillimin e bashkëpunimit më intensiv që ka pasur ndonjëherë me Budapestin dhe Parisin dhe do të krijojnë kushtet për realizimin e projekteve me rëndësi strategjike.

“Gjithashtu, Qeveria sot miratoi edhe Propozimin e bazës për nënshkrimin e marrëveshjes me Ukrainën si shprehje e përkushtimit tonë që në të gjitha nivelet të forcojmë bashkëpunimin me shpresën që Ukraina mike do të presë ditë më të mira së shpejti,” theksoi Spajiq.  

SHARE