Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Komisioni Kushtetues pritet të mbajë një seancë të mërkurën për të zgjedhur dy kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët më pas do t’i propozojë Kuvendit.
Në të njëjtën seancë mund të votohet edhe kandidati i propozuar nga presidenti Jakov Millatoviq.
Qeveria dhe opozita shpresojnë që Gjykata Kushtetuese të kompletohet deri në fund të korrikut.
Megjithatë, ekzistojnë mosmarrëveshje lidhur me interpretimin e opinionit të Komisionit të Venecias për pensionimin e gjyqtares Dragana Gjuranoviq, që mund të shkaktojë vonesa të reja.
Organizata “Aksion për të drejtat e njeriut” apelon për sqarimin urgjent të kuadrit ligjor për largimin nga detyra në përputhje me Kushtetutën dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.