PAGA MESATARE NË MAJ ARRITI NË 1.010 EURO

Foto: Ilustrim

Sipas të dhënave të Monstat-it, paga mesatare neto (pa tatime dhe kontribute) në Mal të Zi gjatë muajit maj ishte 1.010 euro, që paraqet një rritje prej 0,5% krahasuar me prillin.

Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, rritja vjetore ka qenë 21,9%. Paga mesatare bruto për majin ishte 1.200 euro.

Megjithatë, për shkak të rritjes së çmimeve të konsumit prej 0,6% në të njëjtën periudhë, fuqia blerëse reale e pagës ka rënë me 0,1%.

Rritje të pagave janë regjistruar në disa sektorë, si:

Bujqësi, pylltari dhe peshkim: +3,1%

Shërbime të tjera: +1,4%

Industria përpunuese dhe turizëm (akomodim & ushqim): +1,2%

Furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbeturinave: +1,1%

Tregtia dhe riparimi i automjeteve: +1%

Aktivitetet kulturore dhe argëtuese: +0,9%

Miniera, shërbime profesionale, shëndetësi dhe mbrojtje sociale: +0,8%

Transporti dhe magazinimi: +0,6%

Administrata shtetërore dhe mbrojtja: +0,5%

Ndërtimtaria dhe komunikimi: +0,1%

Në anën tjetër, ulje të pagave janë shënuar në:

Pasuri të paluajtshme: -6,7%

Financë dhe sigurime: -1,4%

Arsim: -0,3%

Furnizim me energji elektrike dhe ngrohje: -0,1%

SHARE