Foto: predsjednik.me
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, theksoi se për Malin e Zi flamuri i Bashkimit Evropian është më shumë se një simbol i zgjedhur nga të tjerët, ai përfaqëson të ardhmen që synojmë.
“Ndërsa BE-ja feston 40 vjetorin e flamurit të saj, Mali i Zi përfaqëson jo vetëm një partner, por edhe një anëtar të ardhshëm, duke besuar në të njëjtat vlera që flamuri përfaqëson: paqen, demokracinë, prosperitetin ekonomik, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe bashkëpunimin rajonal,” shkruan Millatoviq në një postim në rrjetin X.
Ai shtoi se për ne, flamuri nuk është vetëm një pasqyrë e asaj që është BE-ja, por një kompas që na udhëheq drejt atyre vendeve ku duam të shkojmë.