Një valë e të nxehtit ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës, duke sjellë temperatura të larta dhe alarm shëndetësor në shumë shtete.
]Spanja është mes vendeve më të prekura, ku të shtunën në qytetin El Granado u regjistrua temperatura rekord prej 46°C, më e larta ndonjëherë për muajin qershor.
Në Barcelonë, një grua humbi jetën pasi përfundoi turnin si pastruese rruge në të nxehtin përvëlues të së shtunës. Autoritetet kanë nisur hetimet për rastin.
Në qytetin e Seviljas dhe zonat përreth, termometri ka shënuar 40°C, ndërsa muaji qershor i pritet për të hyrë në histori si më i nxehti ndonjëherë në Spanjë.
Alarmi I kuq, për temperature ekstreme është shpallur edhe në disa zona të Portugalisë, Italisë dhe Kroacisë, ndërsa alarmi portokalli është aktivizuar në pjesë të Francës, Austrisë, Hungarisë, Belgjikës Sllovenisë, Bosnjës e Hercegovinës, Serbisë e Zvicrës.
Valët e të nxehtit kanë përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor. Serbia regjistroi temperaturën më të lartë ndonjëherë që nga fillimi i matjeve në shekullin XIX.
Në Slloveni, të shtunën u shënua temperatura më e lartë e qershorit në histori, ndërsa Maqedonia e Veriut u përball me 42°C të premten.
Sipas parashikimeve, temperaturat do të vazhdojnë të rriten në ditët në vijim. Ekspertët theksojnë se valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta dhe më intensive për shkak të ndryshimeve klimatike.