Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org paralajmwrojnw se konsumi i tepruar i kripws rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, tensionit të lartë të gjakut por edhe shkakton mangësi në funksionet e trurit.
Të dhënat shkencore tregojnë se kripa arrin të dëmtojë funksionin e qelizave endotheliale brenda enëve cerebrale të gjakut.
Më Shumë Kripë, Më Shumë Infeksione
Një studim i ri i Universitetit Spitalor Bonn në Gjermani mbi konsumin e tepruar të kripës sugjeron se ajo i bën keq sistemit imunitar. Sipas këtij studimi, njerëzit që konsumojnë shumë kripë përballen me shumë infeksione bakteriale.
Mjaftojnë vetëm 6 gramë kripë në ditë për të shkaktuar kaos në imunitet, thanë ekspertët.
Kjo sasi korrespondon me dy vakte ushqimesh të shpejta të përpunuara.
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se sasia maksimale e kripës për një të rritur duhet të jetë 5 gramë në ditë ose një lugë çaji.
Por, shumica e njerëzve nuk ua vënë veshin rekomandimeve.
Ata konsumojnë mesatarisht 3,400 miligramë, shumë më tepër se një lugë çaji.
Si Të Shkarkoni Kripën e Tepërt Nga Organizmi Pas Një Darke Të Rëndë
Për vite me rradhë, ekspertët kanë pohuar se kripa shkakton një tepricë lëngjesh të depozituara në organizëm dhe presion të gjakut në vena, gjë që çon në rritje të tensionit të gjakut.
Kjo e fundit është shkaktare e shumë problemeve shëndetsore që kanë të bëjnë me zemrën, veshkat dhe shikimin.
Nëse dëshironi të mbani nën kontroll dozat e kripës, AgroWeb.org ju sugjeron të përqëndroheni tek burimet ushqimore të karbohidrateve dhe vitaminave siç janë;
- Drithërat e plota,
- Produktet e bulmetit
- Perimet
- Frutat
Sa i përket këtyre të fundit, ekspertët rekomandojnë mollën.
Nëse ju keni ngrënë një darkë të rëndë e me kripë, hani mollë në mëngjes.
Përvec mollës, bananja është një frut i mirë që lehtëson daljen nga organizmi të kripës së tepërt.
Kjo i atribuohet pranisë së kaliumit që i kundërvihet kripës së tepërt.
Ushqimet si bananet, fasulet, barishtet dhe patatet janë burime të mira të kaliumit.