PORFIRI: ËSHTË RËNË DAKORD PËR KONTRATË; ABAZOVIQ: NËNSHKRIMI NË MAL TË ZI

Në Patriarkanën e Beogradit është mbajtur takimi mes kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirio. Në takim morën pjesë ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq dhe këshilltari i kryeministrit për çështje juridike, Ivo Shoq. Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, pas takimit me Abazoviq tha se në parim është arritur marrëveshje për Marrëveshjen Themelore dhe se teksti i dakorduar në Qeverinë e Malit të Zi duhet të kalojë në Sinod dhe të konfirmohet. “Do të shkojë në Komisionin për Sistemin Politik dhe më pas në Qeveri dhe pres që së shpejti kjo çështje të futet në rend dite në atë mënyrë që të tregojë respekt për Kishën Ortodokse Serbe dhe shtetin e Malit të Zi”, tha Abazoviq. Ai tha gjithashtu se marrëveshja do të nënshkruhet në Mal të Zi, duke theksuar se nuk duhet të nxitohet.

SHARE