GJELOSHAJ: KOMUNA E TUZIT VAZHDON TË MBËSHTETË ME SUBVENCIONE ZHVILLIMIN E BUJQËSISË

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes rrjetit social “Facebook” ka njoftuar se Komuna e Tuzit si gjithnjë vazhdon të mbështetë me subvencione zhvillimin e bujqësisë. Ai theksoi se sivjet është ndryshuar mënyra e përkrahjes financiare, ku pagesat e subvencioneve do të bëhen drejtpërdrejt bujqve. “Në bazë të raportit të Ministrisë së Bujqësisë, 80% e të mbjellave në Komunën tonë janë patatet dhe shalqiri. Këto dy kultura bujqësore edhe do t’i mbështesim. Mbështetja e drejtpërdrejt bujqve për këto dy kultura (patate dhe shalqinj) do të jetë 0,06 €/kilogram,” shkruan Gjeloshaj. Siç tha Gjeloshaj, shitja që bëhet është zgjedhja dhe vendimi i tyre, e në bazë të Thirrjes publike bujqit duhet të dorëzojnë në komunë dokumentacionin e duhur, dhe do t’u paguhet në llogarinë bankare drejtpërdrejtë vlera e subvencioneve.

SHARE