Nëse zgjedhjet do të mbaheshin javën e ardhshme, hulumtimi tregoi se Alternativa Shqiptare është subjekti shqiptar me mbështetjen më të madhe me 1,8%, Unioni Demokratik i Shqiptarëve ka mbështetjen e 1,2% ndërsa Forca e Re Demokratike 1,1%. Sipas këtyre të dhënave, 31 përqind e qytetarëve do të votonin për Partinë Demokratike të Socialistëve, 18.7 përqind për Frontin Demokratik, 18.4 përqind për Malin e Zi Demokratik, 6.4 përqind e qytetarëve do të votonin për Lëvizjen Qytetare URA, 4.4 përqind për Partinë Boshnjake, 3.5 përqind për Partinë Popullore Socialiste, 3.4 përqind për Social Demokratët dhe 3 përqind për Partinë Social Demokrate, tregon sondazhi i CEDEM. Mali i Zi i drejtë do të kishte mbështetjen e 1.9 përqind, Alternativa Shqiptare 1.8 përqind, Demos 1.6 përqind, Mali i Zi i Bashkuar 1.3 përqind, UDSH 1.2 përqind dhe Forca 1.1 përqind. Pjesëmarrja në total do të ishte 69.4 përqind. Kërkimi u krye në një mostër përfaqësuese prej 1,015 të anketuarve nga 18 deri më 26 qershor 2021.