Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq bëri të ditur në rrjetin X se tregtari më i madh i gazit në Japoni është i interesuar të investojë në Malin e Zi.
“JERA – tregtari më i madh i gazit dhe pjesë e dy kompanive më të mëdha energjetike në Japoni, që menaxhon njërën prej centraleve më ekologjike në botë – Futtsu, me kapacitet 5.16 GW brenda 21 blloqeve, që është pesë herë më shumë se nevojat vjetore totale të Malit të Zi dhe 20 herë më shumë se TEPV, është e interesuar të investojë në Malin e Zi dhe të vlerësojmë së bashku potencialet tona energjetike,” shkroi Spajiq.