Rasti i gjashtë i fruthit është regjistruar në Mal të Zi.
Një paciente dyzet e dy vjeçare në Plevla është infektuar. Instituti ka paralajmëruar më parë se Mali i Zi është në prag të një epidemie të lisë, duke deklaruar se ende nuk mund të gjejnë një lidhje të drejtpërdrejtë mes pacientëve, gjë që mund të nënkuptojë se virusi po qarkullon në popullatë.
“Ndërsa rajoni po lufton me epideminë e fruthit, ne aktualisht po regjistrojmë rastet e para në Mal të Zi. Jemi një hap larg nga epidemia,” thotë epidemiologu Millko Joksimoviq.
“Me fruthin praktikisht mjafton që të kemi transmetim mes dy personave, i ashtuquajturi zinxhir transmetimi, tashmë mund të themi se kemi një epidemi. Në mesin e pesë rasteve, në dy raste kemi pasur lidhje direkte me vendbanimin në vendet fqinje, konkretisht në Bosnje-Hercegovinë, në tre të tjerat nuk kemi gjetur një lidhje të qartë epidemiologjike, e cila mund të jetë shumë e pafavorshme dhe mund të tregojë se virusi qarkullon në popullatë”, thekson Joksimoviq.