Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka pritur sot në takim ministren e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit Angjella Jakshiq Stojanoviq.
Fokusi i këtij takimi ishte bashkëpunimi mes shkollave të Tiranës dhe shkollave shqiptare në Mal të Zi, për pasurimin e bibliotekave.
Në fokus patën edhe se çfarë mund të mësojnë nga njëri-tjetri për forcimin e lidhjeve mes vendeve në të ardhmen.
“Ndonjëherë vendet e vogla nuk kanë avantazhe që miliona banorë, me një ekonomi të madhe kanë, por vendet e vogla janë taman si ato bizhutë, që nëse bëjnë gjërat siç duhet mund të kthehen në një vlerë të shtuar. Kështu që unë besoj që vendet tona sado të vogla dhe modeste, në një treg kaq të madh sa është tregu evropian, nëse bëjnë gjënë e duhun, punën e të ardhmes mund të shkëlqejnë e të lulzojnë,” theksoi Veliaj.
Ministja e Arsimit e falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mikpritjen e tij, ku folen për bashkëpunimet e mëtejshme mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në fushën e arsimit, shkencës dhe inovacionit.
Gjatë këtij takimit u dakorduan në lidhje me një marrëveshje e cila ka në fokus veprimtari konkrete që priten të konkretizohen në të ardhmen.
Veliaj dhe Jakshiq Stojanoviq biseduan edhe në lidhje me vendosjen e disa “IT Hubs” të cilat tashmë ekzistojnë në Shqipëri si dhe për instalimin e modaliteteve të ngjajshme edhe në Mal të Zi.
Ministrja theksoi se së bashku do të organizojnë aktivitete të ndryshme, kryesisht sa u përket shkëmbimeve që kanë të bëjnë me programet për fëmijët e ciklit fillor dhe 9 vjeçar, në Ulqin dhe Tuz të Malit të Zi dhe fëmijëve në Tiranë e Shqipëri.