BORELL JEP ALARMIN: KONFLIKTET DO DALIN JASHTË KONTROLLIT, PËRFSHIRË BALLKANIN

Europa po përballet me dy luftëra të vështira pranë kufijve të saj shumë tensione që mund të dalin lehtësisht jashtë kontrollit paralajmëroi Përfaqësuesi i lartë i BE-së për çështjet e jashtme dhe të sigurisë, Josep Borrell.

Komentet e tij, kryediplomati europian i bëri në fundin e Forumit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Schuman në Bruksel, ku paralajmëroi se disa nga këto kriza mund të përshkallëzohen në një konfrontim të madh global “në një kohë kur bota është bërë multipolare dhe sistemi shumëpalësh që supozohet të ruajë paqen, është dobësuar thellësisht”.

“Ne europianët po përballemi me dy luftëra brutale në afërsi të kufijve tanë dhe situata të tjera që lehtësisht mund të përshkallëzohen – në Libi, në Sahel, në Ballkanin Perëndimor, në Kaukaz, e po kështu shohim me shqetësim konfliktet në Sudan, në Detin e Kinës Jugore, apo bandat dhe kartelet e drogës në Amerikën Latine dhe Amerikën Qendrore”, tha Borrell.

Ai shtoi se edhe institucionet që janë thelbi i sistemit të Kombeve të Bashkuara, si Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ), mund të dobësohen. “Nëse vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk respektohen, bota do të jetë në një situatë shumë më të keqe.

Dhe ne nuk do të mund t’i drejtohemi më asaj, sepse nuk do të ketë vlerë”, nënkuptoi ai. Sipas Borellit, “gjeografia është shumë e rëndësishme” dhe luftrat sot janë të gjitha të ndërlidhura. “Çdo konflikt, çdo krizë kudo prek çdo vend tjetër në botë”, u shpreh ai duke theksuar se këto situata vendosin në rrezik të mirat publike, që nga çmimet e energjisë e deri te liria e lundrimit.

SHARE