Ministri i Punëve të Brendshme Filip Axhiq ka nënshkruar vendimin për ndërtimin e kalimit kufitar detar në komunën e Ulqinit.
Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, e cili e cilësoi këtë si një lajmë të rëndësishëm për qytetin.
Hapja e këtij kalimi nënkupton mundësinë që anijet ndërkombëtare me pasagjerë të regjistrohen edhe në Ulqin si pikë kufitare nautike, çka sjell lehtësira të shumta, pasi deri tani këtë duhej ta bënin në qytetet bregdetare fqinje.
Bajraktari për këtë falenderoi angazhimin e kryeministrit në detyrë, Dritan Abazoviq, dhe vetë ministrit Axhiq.
Kjo pikë kufitare do të jetë në funksion nga 1 korriku deri më 30 shtator, ndërsa Bajraktari njoftoi se po punohet për një pikë kufitare detare e cila do të ishte në funksion gjatë tërë vitit.