NESËR FILLON FUSHATA PËR RRITJEN E SIGURISË NË TRAFIK

Foto: RTNK

Fushata “Maji – muaji i parandalimit në trafikun rrugor”, qëllimi i së cilës është rritja e sigurisë së përdoruesve të rrugës, me theks tek motoçiklistët që janë kategoria më e cenueshme përkrah këmbësorëve, do të fillojë nesër.

Kreu i Departamentit të Sigurisë në Trafikun Rrugor të Administratës së Policisë, Ilija Janjusheviq, tha në një konferencë për shtyp se në maj ata duan veçanërisht të ulin numrin e vdekjeve në trafik, me theks të veçantë te motoçiklistët si grupi më i prekshëm.

Ai deklaroi se maji është planifikuar për fushatën sepse në atë muaj, për shkak të kushteve më të mira të motit, numri i motoçiklistëve në trafik rritet.

“Policia sigurisht që, përmes aktiviteteve të saj kryesisht parandaluese, do të përpiqet të rrisë nivelin e kulturës së trafikut dhe, në masën e mundshme, t’u sigurojë pjesëmarrësve pjesëmarrje të sigurt në trafik”, tha Janjusheviq.

SHARE