ME 1,2,3 DHE 4 MAJ, QYTETARËVE DO T’U OFROHET KUJDES SHËNDETËSOR NË OBJEKTET: “BLLOK V”, “TUZ” DHE “ZETË”

Foto: Qendra shëndetësore e Kryeqytetit / Dom zdravlja Podgorica

Gjatë Ditës Ndërkombëtare të Punës – 1, 2, 3 dhe 4 maj, qytetarëve do t’u ofrohet kujdes shëndetësor në objektet: “Bllok V”, “Tuz” dhe “Zetë”, u njoftua nga Qendra Shëndetësore e Kryeqytetit.

Siç thanë nga ai institucion shëndetësor, puna e mjekëve të zgjedhur për të rriturit dhe fëmijët gjatë këtyre ditëve do të kryhet ekskluzivisht në pikën “Bllok V” në dy ndërrime nga ora 07:00 deri në 14:00 dhe nga ora 14:00 deri në 21:00 për territorin e komunës së Podgoricës, ndërsa në Shtepinë e Shëndetit në Tuz mjeku i zgjedhur për të rritur do të punojë nga ora 07:00 deri në orën 15:00, dhe në komunën e Zetës, institucioni shëndetësor “Gollubovc”, gjithashtu nga ora 07:00 deri në orën 15:00.

“Qendra për diagnostikim laboratorik në objektin shëndetësor “Bllok V” do të punojë nga ora 07:00 deri në orën 21:00”, thuhet në njoftim.

Njësia e patronazhit do të punojë sipas orarit të përcaktuar, kështu që edhe gjatë këtyre ditëve, porositë do të pranohen në institucionet shëndetësore “Bllok V” në periudhën nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19 të mbrëmjes, ndërsa terapia, sipas urdhrit të mjekut të zgjedhur, do të jepet në shtëpinë e pacientit çdo ditë, nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19 të mbrëmjes.

SHARE