Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj falënderoi Presidentin e Shtetit, Jakov Millatoviq, për mbështetjen e tij për konceptin e ligjit për zgjedhjet lokale.
Dukaj ka theksuar disa herë se askush nuk mund ta kryejë këtë punë i vetëm.
“Falënderoj Presidentin Jakov Millatoviq për mbështetjen e tij për konceptin e ligjit për zgjedhjet lokale. Gjithmonë e kam përsëritur se askush nuk mund ta bëjë këtë punë i vetëm, madje as Ministria e Administratës Publike (MAP)”, shkroi Dukaj.
Ai tha se përveç Ministrisë së Administratës Publike të njëjtin mendim për konceptin në fjalë e kanë edhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Shoqata e Komunave, sektori civil dhe komuniteti akademik.
“Në këtë drejtim, mbështetja e presidentit të vendit dhe vlerësimi i tij se kjo është një rrugë përpara është inkurajuese”, theksoi Dukaj.