KRYEQYTETI HEQ LINJËN E AUTOBUSIT PËR TUZ

Qytetarët e Komunës së Tuzit do të mbeten pa transport autobusi sepse Kryeqyteti ka vendosur të shkurtojë rrugën e linjës ekzistuese të autobusëve për në komunën e Tuzit si pjesë e modernizimit të transportit të qytetit.  Kështu, në vend të linjës aktuale të autobusëve 41-42, ku autobusët drejtohen nga stacioni i autobusëve, përmes qendrës së Tuzit, Vranes dhe Vlladnes, do të ketë një linjë autobusi L-30 nga stacioni i autobusëve tek shtëpitë Rakiq. Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, deklaroi se do të kërkojë takim me përfaqësuesit e Kryeqytetit për të zgjidhur këtë çështje.

SHARE