Provimet e matures, profesionale dhe si dhe provimet për gjysëm-maturantët do të mbahen nga 20 maji dhe nuk do të përfshihen leksionet e tremujorit të katërt, njoftoi sot Ministri i Arsimit, Damir Shehoviq, pas konsultimeve me Unionin e nxënësve të Shkollave të Mesme.
Eleminimi i pyetjeve nga periudha e katërt e klasifikimit, ose tremujorit, ishte gjithashtu një nga kërkesat e Unionit të nxënësve të Shkollave të Mesme, përfaqësuesit me të cilën u takun Shehoviq dhe Bordi i Qendrës së Provimeve.
Sipas një deklarate të Ministrisë së Arsimit, afatet për notimin e maturantëve janë shkurtuar, në mënyrë që të lejojnë më shumë kohë për t’u përgatitur për provimet e diplomimit.
“Do të ketë arsim në distancë, dmth transmetim të klasave përgatitore, testet e përgatitjeve do të publikohen në internet dhe në median e shkruar, dhe shkollat gjithashtu do të përdorin të gjitha resurset për të mbështetur gjysëm-maturantët/maturantët. Afatet e diplomimit do të jenë të tilla që studentët të mund të regjistrohen jo vetëm në fakultete në Mal të Zi, por edhe më gjerë “, theksuan nga Ministria e Arsimit.
“Së bashku, ne do të bëjmë çmos që fëmijëve t’u sigurojmë përgatitje të mirë, duke respektuar masat epidemiologjike. Përfitimi i fëmijëve, njohuritë e tyre dhe edukimi i tyre i vazhdueshëm janë përparësia jonë,” tha Shehoviq.