Komposto Molle për Më Shumë Energji dhe Shëndet

Organizmi duhet të jetë gjithnjë i hidratuar në mënyrë që të funksionojë siç duhet.

Nëse mendoni se kur teperaturat janë më të ulëta trupi nuk ka nevojë për shumë lëngje gaboheni.

Në vend të pijeve të gazuara dhe të industrializuara, ekspertët rekomandojnë lëngjet sa më natyrale dhe pa konservantë.

Një prej frutave që ofron një lëng të pasur në vitamina e minerale është molla.

Cilat Janë Vlerat Shëndetësore Të Mollës?

Mbron Trurin. 

Mollët mbrojnë qelizat bazë të sistemit nervor nga neurotoksinat dhe ulin ndjeshëm rrezikun e çrregullimeve mendore, siç është edhe sëmundja e Alzheimerit .

Kundër Diabetit. 

Konsumi i tre mollëve në ditë, krah rrushit dhe boronicës ul me 7 përqind rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2.

Mjekët këshillojnë që të konsumohet fruti i plotë ose lëngu i zier i tij.

Sheqernat në Gjak

Sipas kërkimeve të AgroËeb.org, molla ndihmon sistemin tretës të përthithtë më pak glukozë dhe stimulon qelizat beta të pankreasit të prodhojnë insulinë.

Fibra që gjendet tek molla ndihmon në uljen e sheqernave në gjak.

Kundër Tumoreve 

Molla ka përbërës të mrekullueshëm që mund të reduktojnë rreziqet nga kanceri.

Studimet thonë se mollët, sidomos ato jeshile, janë efektive në luftën kundër kancerin e zorrës së trashë, kancerit të lëkurës dhe kancerit të mushkërive.

Mbrojnë zemrën. 

Mollët ulin rrezikun e vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës, për shkak të përbërësve të lartë antioksidantë.

Lëngu i mollës së zier ndryshe nga ai i mollës së shtrydhur është i pasur me antioksidantë, vitamina, minerale e fibër.

Si Të Përgatisni Lëngun e Mollës Së Zier.

Për përgatitjen e këtij lëngu ju mund të zieni sasinë e preferuar të mollëve dhe ta pasuroni atë me kanellë dhe sheqer.

Lajini mollët mirë me ujë të bollshëm. Ndajini në dysh dhe hiqni farat.

Më pas ndajini mollët në feta por mos e hiqni lëkurën sepse ajo përmban një sasi të madhe të fibrës dhe vitaminave.

Vendoseni një tenxhere në zjarr. Shtoni mollët dhe mbulojini me ujë.

Nëse hidhni më shumë ujë, lëngu do të dalë shumë i hollë.

Ziejini mollët për rreth 25 minuta ose deri sa mollët të qullen. Më pas përdorni një napë të pastër pambuku për të kulluar lëngun ndërsa mollët e ziera mbajini mënjanë.

Kur lëngu të jetë ftohur shtoni kanellë dhe sheqer sipas dëshirës dhe më pas futeni në frigorifer që ta pini të ftohtë.

Copat e zbutura të mollës mund t’i përdorni për t’i bërë pure molle.

Ky lëng natyral mund të mbahet në frigorifer për një javë. /AgroWeb.org

SHARE