VËRTETOHET PROPOZIMI I VENDIMIT PËR PËRBËRJEN E KËSHILLIT PËR REFORMËN ZGJEDHORE 

Sot, Bordi Administrativ unanimisht përcaktoi propozimin e vendimit për zgjedhjen e kryetarit, zëvendës kryetarit dhe anëtarëve të Komitetit për Reformën Gjithëpërfshirëse Zgjedhore, i cili do të përfshijë shtatë anëtarë nga shumica parlamentare dhe opozita. I nominuar për kryetar është deputeti i Frontit Demokratik (FD) Strahinja Bulajiq, ndërsa për zëvendësin e tij Predrag Sekulliq nga Partia Demokratike e Socialistëve (PDS). Për antarë të Komitetit Gjithëpërfshirës të Reformës Zgjedhore janë propozuar: Predrag Bullatoviq nga FD, Momo Koprivica dhe Danillo Sharanoviq nga Mali i Zi Demokratik, Milosh Konatar nga Lëvizja Qytetare URA, Draginja Vuksanoviq Stankoviq nga Partia Social Demokrate. Klubet parlamentare për anëtarët e Komitetit për Reformën Gjithëpërfshirëse të Legjislacionit Zgjedhor kanë propozuar: Dragan Vukiq nga Partia Socialiste e Popullore, Branka Boshnjak nga Lëvizja për Ndryshim, Dalliborka Pejoviq dhe Jovanka Llalliçiq nga PDS. Boris Mugosha nga Social Demokratët dhe Kenan Strujiq Harbiq nga Partia Boshnjake u propozuan gjithashtu si anëtarë të Komitetit. Klubi i deputetëve të PDS, një vend i cili u takon atyre, ia ka mundësuar deputetit nga lista zgjedhore “Lista shqiptare”, Genc Nimanbegut. Kryetarin, zëvendëskryetarin dhe anëtarët e Këshillit për reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore, me propozimin e Këshillit administrativ, i zgjedh Parlamenti.

SHARE