MËSO NË SHTËPI QË NGA SOT DHE NË GJUHËN SHQIPE

Mësimi në distancë ka filluar të emitohet nga sot edhe në gjuhën shqipe, njoftuan nga Ministria e Arsimit. Siç theksuan nga Ministria leksionet do të transmetohen në gjuhën shqipe nga klasa e parë deri në të pestën, çdo ditë pune, një klasë në ditë, me lëndë gjuhë shqipe dhe matematikë. “Përmbajtje të tjera do të xhirohen dhe transmetohen në TV Boin, Tv Teuta si dhe RTMZ 2, nga të cilat ka ardhur mbështetja, dhe opinioni do të njoftohet në kohën e duhur,” thuhet në deklaratën e Ministrisë. Mëso në shtëpi është një projekt i mësimit në distancë që kryhet kryesisht përmes televizionit dhe e-platformave elektronike, dhe filloi menjëherë pas mbylljes së institucioneve arsimore në Mal të Zi.

SHARE