PAGA MESATARE NETO NË MAL TË ZI NË DHJETOR 2025 ARRITI 1.022 EURO

Foto: Ilustrim

Sipas të dhënave të Entit të Statistikave të Malit të Zi (MONSTAT), paga mesatare bruto në dhjetor 2025 ishte 1.220 euro, ndërsa paga mesatare neto arriti në 1.022 euro.

Krahasuar me nëntorin 2025, paga neto u rrit me 0,4%, ndërsa në raport me dhjetorin e vitit paraprak shënoi rritje prej 1%.

Duke pasur parasysh se çmimet e konsumit në dhjetor 2025 shënuan rënie prej 0,3% në krahasim me muajin paraprak, rezulton se pagat reale u rritën me 0,7%. Në nivel vjetor, gjatë gjithë vitit 2025, paga mesatare bruto ishte 1.206 euro, ndërsa ajo neto 1.012 euro. Me rritjen e çmimeve të konsumit prej 3,9% krahasuar me vitin 2024, pagat reale u rritën ndjeshëm, me 11,2%.

Sipas sektorëve, rritja mujore e pagave neto u shënua kryesisht në administratën shtetërore dhe mbrojtje, industrinë përpunuese, transport dhe magazinim, arsim, shërbime të tjera, si dhe në sektorët profesionalë, financiarë dhe tregtarë.

Ndërkohë, rënie e pagave u regjistrua në sektorë si energjia, furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbetjeve, pasuritë e paluajtshme, informacioni dhe komunikimi, ndërtimtaria, shëndetësia, administrata ndihmëse dhe aktivitetet artistike e rekreative.

SHARE