Foto: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit / Ministarstvo prosvjete nauke i inovacija
Me iniciativën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, dhe në bashkëpunim me Rrjetin e Këshillave të Prindërve në OJQ-në Shoqata e Prindërve, Qeveria e Malit të Zi miratoi konkluzionet në seancën e sotme që siguron mjete financiare për nevojat e angazhimit të rojeve të sigurisë në institucionet arsimore në Mal të Zi.
“Aktiviteti i planifikuar parashikon që të gjitha shkollat e zonave urbane (42 shkolla të mesme dhe 65 fillore) të cilat janë të frekuentuara nga një numër i konsiderueshëm nxënësish dhe në të cilat ekziston rreziku i rrezikimit të pronës së shkollës, si dhe rreziku për sigurinë e punonjësve dhe të nxnënësve që vijojnë mësimin, të angazhohet siguri fizike – roje sigurie, në periudhën nga 15 shkurti deri në fund të vitit shkollor me qëllim të sigurimit të një niveli më të lartë të sigurisë në institucionet arsimore”, thuhet në njoftim.
Duke ndërmarrë aktivitetet e mësipërme, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit dhe Qeveria e Malit të Zi, siç u shprehën, tregojnë vendosmërinë e tyre për t’i dhënë fund dhunës në shkolla me masa konkrete, si dhe se në këtë mënyrë të parandalohen edhe rastet që kanë ndodhur kohët e fundit jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon e mbarë botën dhe kanë të bëjnë me ngjarje tragjike nëpër shkolla dhe oborre shkollash.
“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit paraprakisht ka siguruar fonde për instalimin e video survejimit në të gjitha institucionet arsimore në Mal të Zi, po ashtu është intensifikuar puna për parandalimin e të gjitha formave të dhunës përmes edukimit intensiv dhe zbatimit të aktiviteteve të ndryshme të projektit të cilat realizohen në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare, institucionet shtetërore dhe sektorin joqeveritar”, thuhet në deklaratë.