Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Kuvendi i Malit të Zi do të marrë vendim për zgjidhjen e bllokadës parlamentare dhe kësaj mbledhje përmes dialogut të shumicës parlamentare dhe opozitës, tha kryeparlamentari Andrija Mandiq dhe caktoi seancën e Kolegjiumit për nesër.
“Unë ende besoj se marrëveshja qëndron në gjetjen e një kompromisi mes shumicës qeverisëse dhe opozitës dhe besoj se rruga e pajtimit për këtë çështje do të ishte shëruese për Malin e Zi”, tha Mandiq.
Prandaj, siç thotë ai, për nesër në mesditë do të caktojë seancën e Kolegjiumit të Kryetarit të Kuvendit, i bindur se së bashku do të arrijmë të dalim nga kjo situatë, siç thotë ai, komplekse.
“Nuk kam nevojë të shpjegoj më tej sot se sa dëme po u shkaktohen qytetarëve nga mos miratimi i buxhetit në Parlamentin e Malit të Zi. Do të ketë mundësi të flasim edhe për këtë”, theksoi Mandiq.